Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë/ 28 shoferë të arrestuar në një javë

Mos i humb

28 shoferë janë arrestuar ndërsa 32 leje drejtimi janë pezulluar gjatë javës së fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për pasojë janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, 19 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim pa patentë.

Gjithashtu policia thotë se janë pezulluar 32 leje drejtimi, 11 prej të cilave për tejkalim shpejtësie, 6 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 të tjera për shkelje të tjera.

Gjithashtu, në bazë të Kodit Rrugor, janë vendosur 27 322 masa administrative, nga këto:

6583 për drejtim automjeti, me shpejtësi mbi normat e lejuara;

2006 për parakalime të gabuara;

790 për përdorimin e celularit, gjatë drejtimit të automjetit;

1301 për mosvënien e rripit të sigurimit;

453 për mosvënien e kaskës mbrojtëse;

16 189 masa administrative për shkelje të rregullave të ndryshme të Kodit Rrugor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit