“Deti”, flet Myslym Pasha: Nuk ka ende një marrëveshje

Mos i humb

Përmes një postimi në Facebook, Prof. Myslim Pasha ka qetësuar të gjithë ata që i kërkojnë të reagojë në lidhje me bisedimet e reja Shqipëri-Greqi për detin.

“Nuk ka marrëveshje askund, ka vetëm diplomaci dhe instrumente të saj”, shpjegon ai.

Sipas profesorit nuk ka ende negociata të drejtpërdrejta teknike, por përafrime reale dhe racionale për të ritrajtuar një Marrëveshje.

Profesori që luftoi fort kundër marrëveshjes së parë të 2009-ës, pohon se çështja e 12 miljeve është një standard ndërkombëtar, aty ku hapësirat gjeografike e lejojnë zbatimin e tij.

Ai ngul këmbë se palët janë ende në fazën e shqyrtimeve përgatitore, ku kanë folur për parime dhe standarde, por shton se “nuk është përgatitur asnjë dokument i shkruar dhe pranuar”.

Sipas Prof. Myslim Pashës, “pakti Greqi-Itali ka bërë qasjen shëmbulloree, kur nuk i ka dhënë të njëjtën largësi Greqisë në krahasim me Italinë, që është dhe i vijueshëm Kontinental”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit