Donald Trump shkruan se protestuesit në Francë thërrasin “Duam Trump-in”

Mos i humb

Donald Trump ka shfaqur mbështetjen e tij për Francën, ndërkohë që protestat intensifikohen çdo ditë. Forcat policore duket se kanë vështirësi në kontrollin e turmës së dhunshme për të katërtën javë rrjesht, duke bërë më shumë se 575 arrestime. Por “jelekët e verdhë” kanë mbështetjen e Presidentit të SHBA.

Ai shkroi në Twitter se demonstuesit parisienë thërrasin “We Want Trump” (Duam Trump-in). Gjithashtu, Trump fajësoi marrëveshjen e Parisit për dhunën.

Postimi i plotë:

“Marrëveshja e Parisit nuk po funksionon mirë për Parisin. Protesta dhe demonstrime kudo në Francë. Njerëzit nuk duan të paguajnë shuma të mëdha parash, aq më pak vendeve të botës së tretë në mënyrë që ndoshta të mbrojnë mjedisin. Thirrje “We Want Trump!” E dua Francën.

Korrespondeti i Shtëpisë së Bardhë për France 24, Philip Crowther, tha: “Një verifikim i shpejtë i fakteve: protestat ne Francë s’kanë lidhje me Trump.”

“Ka vetëm një thirrje të vetme “We Want Trump” mes dhjetërave njerëzve të regjistruar, dhe vjen nga MB.”

MIJËRA PROTESTUES KANË ZAPTUAR RRUGËT E PARISIT, NDËRSA PROTESTAT PËR ÇMIMIN E ENERGJISË INTENSIFIKOHEN. ATA VAZHDOJNË TË KËRKOJNË DORËHEQJEN E PRESIDENTIT MACRON, MEGJITHËSE U DETYRUA TË BRAKTISË TAKSËN E KARBURANTIT.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit