“Sundimi i Ligjit”, pranga dy personave të shpallur në kërkim

Mos i humb

Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”, Policia arrestoi 2 persona të shpallur në kërkim.

Policia e Dibrës bëri të ditur se ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen  A. Gj, 39 vjeçe. “Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali”, njofton Policia e Dibrës.

Në Elbasan, nga forcat e Policisë Rrugore u arrestua shtetasi K. E., 65 vjeç.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e  datës 12 janar 2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, me pasojë vdekjen. Më datë 18 mars 2014, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip ‘Opel, me drejtues shtetasin K. T.. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë”, njofton Policia e Elbasanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit