Dy shpërthime vullkanesh, në Meksikë dhe Indonezi

Mos i humb

Vullkani aktiv i Popokatepetl, i ndodhur në Meksikë qendrore, shpërtheu natën e kaluar dhe hodhi një kolonë hiri të lartë prej dy kilometrash në ajër.

Pamjet regojnë një shpërthim të fuqishëm dhe gjurmë magme që del nga krateri.

Është lëshuar një alarm “Faza 2”.

Ka më shumë se 3.000 vullkane në Meksikë, por vetëm 14 janë aktive, përfshirë Popokatepetl, e cila shpesh hedh tym nga krateri.

Gjithashtu, vullkan Soputan në ishullin indonezian të Sulaëesit shpërtheu të dielën pasi çoi jashtë hirin deri tre kilometra të lartë, njoftoi Agjencia Shtetërore për Menaxhimin e Fatkeqësive. Nuk ka njoftime për viktima dhe hiri nuk konsiderohet kërcënim për avionët.

Indonezia ka 127 vullkane aktive dhe gjenden në të ashtuquajturat Unaza e Zjarrit Paqësor, një zonë ku dhe tërmetet edhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta. /tesheshi.com/

Embedded video

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit