Meta: Po organizojmë Partinë e Lirisë për të përmbysur narko-shtetin

Mos i humb

Presidenti i Parisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se së shpejti PL do të ketë konventën me 5 mijë delegatë.

Ai ka shtuar se do të vijojë organizimi i PL në përpjekje për të përmbysur narkoshtetin. Kreu i PL tha se aksioni opozitar do të vijojë, duke e ilustruar edhe me protestën e mbajtur dje para Bashkisë Tiranë, në lidhje me dosjen “5D”.

Ilir Meta: Shumë shpejt PL do të ketë konventën me 5 mijë delegatë. Puna vazhdon me një ritëm gjithnjë e në rritje, për të organizuar Partinë e Lirisë, për të përmbysur këtë narko-shtet dhe për t’i kthyer sovranitetin qytetarëve të Republikës. Aksioni opozitar vazhdon dhe besoj se protesta dje ishte tregues i një konsistence në rritje. Në parlament duhet të garantohet llogaridhënia njëherë e përgjithmonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit