E dini se çfarë ndodh nëse konsumoni mandarina për një javë?

Mos i humb

A e dini se mandarina, e cila me mbërritjen e vjeshtës ka filluar të zërë vendin në dyqanet e frutave, ka shumë dobi për ftohjet?

Kemi hulumtuar për ju dobitë e pabesueshme të mandarinës.

Ekspertët theksojnë se mandarina e cila është e pasur me vitaminë C nëse konsumohet vazhdimisht për një javë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të dimrit. Ky frut i cili është i pasur me vitamina dhe minerale ndihmon për të mbajtur trupin në formë.

Ja përfitimet e konsumimit të mandarinës për një javë

– Heq mikroorganizmat e dëmshëm nga trupi me anë të traktit urinar. Falë substancave të dobishme që përmban zvogëlon mundësinë e kancerit në ezofag, stomak dhe zorrë.

– Acidet yndyrore esenciale mbajnë nivelin e kolesterolit në ekuilibër.

– Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të shkaktuara nga ndryshimi i nxehtësisë së trupit gjatë nderimit të sezoneve. Gjithashtu ndihmon ata që janë prekur nga viroza të shërohen më shpejt.

– Në vjeshtë kur konsumohet pas darkës është e dobishme për pagjumësinë.

– Falë përbërësve qetësues që përmban rifreskon qelizat e deformuara në sistemin nervor.

– Ekspertët gjithashtu theksojnë se lëvozhgët e mandarinës ulin infeksionet e fytit kur zihen dhe pihen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit