Si ta kuptoni kur fëmija juaj vuan nga diabeti, ja shenjat!

Mos i humb

Ndërsa diabeti i tipit 1 është më i zakonshmi në grupmoshat 5-15 vjeç, mund të ndodhë edhe në foshnjat nën moshën 1 vjeç, ndërsa diabeti i fshehtë i tipit 2 i paraqet simptoma të mëhershme.

Në këtë mënyrë mund të ndërhyhet në kohë dhe fëmija mund të jetojë një jetë cilësore.

Për diagnozë të hershme, në fillim duhet të dimë se çfarë sinjale jep diabeti i tipit 1!

Ndryshe nga të rriturit, fëmijët dhe adoleshentët shpesh kanë diabet të tipit 1. Në vitet e fundit, në sajë të lehtësisë të përdorimit të insulinës dhe zhvillimet teknologjike për njerëzit me diabet të tipit 1, fëmijët me diabet mund të jetojnë një jetë cilësore.

Specialisti për endokrinologji të fëmijëve në spitalin Acibadem University Atakent duke vënë në dukje se simptomat e diabetit tipik 1 të përsëritura zakonisht zgjasin 1-2 muaj, “Nëse ky proces vihet re në trajtimin e mungesës së insulinës mund të parandalohet koma e diabetit”, thotë ai.

Por cilat janë simptomat e diabetit të tipit 1?

Specialisti për endokrinologji të fëmijëve në spitalin Acibadem University Atakent Saygın Abalı foli rreth 7 simptomave të zhvillimit të diabetit të tipit 1 në fëmijët dhe dha informacione të rëndësishme.

Urinim i shpeshtë dhe i bollshëm

Urinimi i shpeshtë dhe i bollshëm është një nga simptomat më të zakonshme tek fëmijët me diabet. Kur fillon mungesa e insulinës dhe glukoza nga ushqimet nuk mund të transportohet në qelizat e glukozës, glukoza e gjakut fillon të rritet. Kur sheqeri i gjakut shkon mbi një vlerë të caktuar, nxjerja e sheqerit nga veshkat dhe për pasojë rritet sasia e urinës. Për këtë arsye, fëmijët fillojnë të urinojnë shpesh.

Urinimi i natën, lagia e shtratit

Urinimi i natën dhe lagia e krevatit janë një tjetër simptomë e rëndësishme e diabetit. Specialisti i Endokrinologjisë së Fëmijëve Dr.Saygın Abalı duke paralajmëruar se fëmijët të cilët nuk langin shtratin më përpara ,fillojnë të lagin shtratin pa humbur kohë duhet të bëjnë analizat e diabetit, shton: “Fatkeqësisht, lagia e shtratit shpesh i atribuohet arsyeve psikologjike, kështu që diagnoza e diabetit mund të vonohet”.

Konsumimi ujit të tepërt

Ndër shenjat e para të diabetit, është rritja e etjes dhe për pasojë shtimi i pirjes së ujit. Humbja e tepruar e ujit me urinim çon në një ndjenjë etjeje. Si rezultat, fëmija ndjen nevojën për të pirë më shumë ujë.

Kërkesa për të ngrënë shpesh dhe shumë

Për shkak se sheqeri në gjak nuk mund të transportohet në qeliza, ka mungesë energjie, gjë që e bën fëmijën të ndiejë ndjenjën e urisë.

Humbje peshe

Për arsye se nga sheqeri nuk mund të prodhohet energji, trupi fillon të djegë dhjamrat dhe proteinat dhe kështu fillon rënia në peshë.

Specialist i endokrinologjisë së fëmijëve Dr. Saygın Abalı për këtë arsye, thekson se është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun nëse fëmija vazhdon të humbasë peshën edhe pse nuk ka kufizime në dietën e tij ose nëse ai nuk e rrit programin e tij të stërvitjes.

Lodhje

Për shkak të energjisë së pamjaftueshme, te fëmija mund të shihen simptoma të tilla, si lodhja dhe këputja.

Infeksionet gjenitale

Për shkak të faktit se rritja e sheqerit në lëngjet e trupit lehtëson rritjen e mikrobeve, te fëmijët vajza në zonat gjenitale mund të zhvillohen infeksionet me kërpudha./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit