Edhe BE e përsërit qëndrimin për taksën: Vetëm me heqjen e saj dialogu mund të zhbllokohet

82
0
BRUSSELS, BELGIUM - APRIL 13 : European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini's spokesperson Maja Kocijancic speaks to media on Muhammad Kamaruzzaman's execution in Brussels, Belgium on April 13, 2015. Dursun Aydemir / Anadolu Agency

 

Taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe ka bllokuar dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të mund të vazhdojë deri në heqjen e taksës nga institucionet kosovare.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po e përsërit vazhdimisht se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia të marr vendim për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

As Bashkimi Evropian i cili është ndërmjetësues i këtij dialogu nuk po mund ta zhbllokojë këtë proces.

Të njëjtët me ngulm po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të marrë vendim për ta hequr taksën.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç në një përgjigje për lajmi.net ka përsëritur deklaratat e përfaqësues së Jashtme, Federica Mogherini e cila së fundmi është takuar me të dyja palët.

“Përfaqësuesja Lartë, Federica Mogherini foli me të dyja palët më 1 shkurt dhe 6 shkurt për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE. Siç tha ajo: një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme për normalizimin e të gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe vendimtare për Serbinë dhe Kosovën që të përparojnë drejt BE-së, si dhe për stabilitetin dhe paqen në rajon”, ka thënë ajo.

Mogherini ka porositur që tarifat të hiqen pasi kjo është vetmja mundësi që bisedimet të rifillojnë.

Presion për largimin e taksës, Qeverisë së Kosovës po i bëjnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbrëmë krerët e Shtetit kanë marrë një letër  nga zëvendësasistenti i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, i cili u ka treguar se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën.

Në këtë letër e cila është e dyta që vjen nga Amerika për çështjen e njëjtë, u tha se SHBA-të do të stopojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve për taksën.

Mirëpo, Haradinaj edhe pas kësaj letre nuk është zmbrapsur nga vendimi i tij, ndërsa presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që taksa të hiqet ose të pezullohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here