Momenti kur 3-vjeçari ribashkohet me nënën e tij në Durrës

Mos i humb

Pas 8 ditësh nga deklarimi në polici i zhdukjes së fëmijës 3 vjeç në Durrës, ai është dorëzuar nga polici nga gjyshja e tij.

Kjo e fundit ishte shpallur në kërkim nga policia bashkë me vëllain e saj. Gjatë këtyre ditëve hetime, Policia kishte dyshime se këta mund të kenë marrë 3-vjeçarin dhe e kanë fshehur nga e ëma e tij, e cila e referoi rastin në polici.

Gjyshja shoqërohej nga avokati në momentin kur ka dorëzuar nipin e saj në polici dhe për faktin që ajo ishte shpallur në kërkim dhe ndaj saj rëndon akuza “rrëmbim apo pengmarrje e personit në mënyrë të padrejtë”.

Gjyshja e të voglit ende nuk ka dhënë një dëshmi se ku ndodhej gjatë këtyre ditëve. 3-vjeçari është bashkuar me nënën e tij dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

2 ditë më parë, uniformat blu kanë vënë në pranga gjyshin e të miturit, Rexhep Gjunin dhe kunatin e këtij të fundit, Arben Selaj.

49-vjeçari, i vënë në pranga është banues në Has, qytet ku policia ka kryer kontrolle pas dyshimeve se i mituri mund të ishte fshehur atje tek të afërm të gjyshes së 3-vjeçarit.

26-vjeçarja, Ile Gjuni prej një viti ka humbur bashkëshortin në një aksident rrugor. Nga ai moment ajo është shprehur se vjehrri dhe vjehrra e saj kanë tentuar t’i marrin fëmijën.

Me këto pretendime të së resë dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara, Policia e Durrësit ka kryer një sërë verifikimesh dhe kontrolle banesash.

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij.

Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar.

Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët.

Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

438686306 960431692115037 6521546091646178450 N

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit