Edhe deputeti i PDK-së kundër inciativës për shfuqizimin e Speciales

Mos i humb

Tërheqja e tre liderëve shtetëror për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duket se ka ndikuar edhe tek deputetët të cilët kishin marrur iniciativë për shfuqizimin e saj.

Bekim Haxhiu, njëri nga deputetët që vazhdimisht kishte kërkuar që Kuvendi të shfuqizojë këtë Gjykatë, ka ndryshuar mendim.

Ai në një prononcim për Insajderi, tha se kjo iniciativë tashmë është e “vdekur”, duke shtuar se tashmë të gjithë duhet ta pranojnë që do e kemi një Gjykatë të padrejtë, e cila sipas tij, do t’i trajtojë vetëm krimet e supozuara që u bënë nga shqiptarët.

“Në momentin që Kryeparlamentari, Presidenti dhe Kryeministri janë tërhequr, nuk ka temë më. Nëse kokat e shtetit janë deklaruar që po tërhiqen nga kjo iniciativë atëherë të gjithë në duhet të pajtohemi me këtë gjë. Kjo është një padrejtësi e madhe e cila i ka ndodhë popullit shqiptar dhe shpresojmë që Ushtria Clirimtare të jetë faqebardhë si ka qenë deri më tani”, ka thënë Haxhiu.

E sa i përket kërkesës së drejtuesve të OVL UÇK-së, se përkundër tërheqjes së liderëve, ata presin që deputetët e Kuvendit që kanë qenë pro kësaj iniciative, të vazhdojnë të jenë edhe më tutje, Haxhiu tha se një gjë të tillë nuk duhet ta pres askush.

“Unë po e përsëris, përderisa janë tërhequr tre liderët nga ky qëndrim, atëherë mos të pret askush nga ne që ta vazhdojmë këtë çështje”, u shpreh Haxhiu.

Një ditë më parë nënkryetari i OVL UÇK-së, Migjen Shala, në një përgjigje për Insajderi, kritikoi këtë tërheqje duke thënë se si organizatë e dalë nga lufta, nuk do të rrijë duarkryq, duke mos përjashtuar edhe organizimin e protestave./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit