Egjipt, 7 të vdekur nga zjarri në një spital

Mos i humb

Të paktën 7 pacientë e kanë humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një spital privat në qytetin e Aleksandrisë në Egjipt.

Drejtori i Policisë së qytetit të Aleksandrisë, Sami Ghuneim në deklaratën për mediat lokale tha se sipas vlerësimeve të para 7 pacientë e kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga tymi ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Ai theksoi se zjarrfikësit vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit të shkaktuar nga paneli elektrik. Të plagosurit janë transferuar në një spital tjetër.

Në Egjipt, veçanërisht në muajt e verës në shumë spitale dhe institucione shtetërore shpërthejnë zjarre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit