Xhixho: 5 prioritetet tona, do t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve

Mos i humb

Është mbledhur sot Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/752553757021548

E para që nisi fjalën në këtë aktivitet ishte zëvendëspresidentja e PL-së, Erisa Xhixho theksoi se shqiptarët po përballen me një regjim mafioz, ndërsa theksoi se zgjidhje shumë problemeve do u japin 5 prioritetet e partisë së saj.

Ajo tha se PL-ja ka një plan të qartë për të rikthyer Shqipërinë te shqiptarët.

“PL ka një plan të qartë se si mund ta rikthejmë Shqipërinë, shqiptarëve.

Kjo qeveri e korruptuar i ka bërë të këqija vendit. Janë 5 prioritete të PL-së, të cilat janë të panegociueshme.

Ato do të zbatohen sapo ne të jemi në qeverisje nesër.

Nëse flasim për të ardhmen, duhet të flasim për edukimin, për shkollat.

Politikat e dështuara pa vizion e kanë sjellë Shqipërinë në gjendjen më të rëndë.

Nuk përgatisim dot mësues, se nuk kemi kapital njerëzor.

Ndaj rritja e pagave për pedagogët, që ishin qesharake, nuk ka zgjidhur asnjë problem.”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit