Egjipt, presidenti paralajmëron në mënyrë të ashpër opozitën

Mos i humb

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka kërcënuar se do të ndërmarrë “masa” kundër çdo partie që bie ndesh me sigurinë e vendit.

“Nëse ndonjë forcë e keqe vret mendjen për t’u ngatërruar me sigurinë e Egjiptit, unë do të kërkoj një autorizim të dytë nga egjiptianët”, tha al-Sisi gjatë një ceremonie që shënonte hapjen e një fushe të madhe të gazit natyror.

Pa sqaruar natyrën e masave, al-Sisi tha se “Do të ketë masa të tjera kundër kujtdo që mendon se është e mundur të ngatërrohet me sigurinë e Egjiptiti”.

Në vitin 2013, al-Sisi u bëri thirrje egjiptianëve të dalin në rrugë për t’i dhënë atij autorizim për t’u marrë me “terrorizmin e mundshëm”, pas një grusht shteti ushtarak kundër Mohamed Morsit, presidentit të parë egjiptian të zgjedhur në mënyrë të lirë.

Pas përmbysjes së Morsit, autoritetet egjiptiane nisën një goditje të pamëshirshme ndaj mospërputhjes së mendimeve, duke lënë të vrarë qindra dhe duke dërguar mijëra prapa hekurave.

“Ajo që ndodhi shtatë apo tetë vjet më parë nuk do të ndodhë përsëri”, tha al-Sisi, duke iu referuar protestave popullore që pastroi autokratin Hosni Mubarak nga pushteti në vitin 2011.

Duke iu bërë thirrje mediave që të jenë “të kujdesshëm” kur merren me çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare të Egjiptit, al-Sisi tha se “Egjipti do të ndërtohet vetëm duke punuar fortë dhe me arritje reale, jo nëpërmjet performancës dhe retorikës”.

Deklaratat e presidentit egjiptian erdhën një ditë pasi disa politikanë të opozitës, përfshirë ish-kandidatin presidencial Hamdeen Sabbahi, apeloi për bojkotim të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të planifikuara për t’u zhvilluar nga 26 deri në 28 mars.

Vetëm dy kandidatë, përfshirë edhe al-Sisi, konkurrojnë në zgjedhje.

Tre kandidatë të tjerë, majtisti i shquar Khaled Ali, ish-kryeministri Ahmed Shafik dhe politikani veteran Mohamed Anwar Sadat, të gjithë duket se janë tërhequr nga gara, pasi më herët njoftuan qëllimin e tyre për të kandiduar.

Javën e kaluar, komisioni zgjedhor anuloi kandidaturën e gjeneralit Sami Anan, ish-shefit të shtabit të ushtrisë, vetëm disa orë pasi prokurorët ushtarak e thirrën atë për ta marrë në pyetje me pretendimin për “parregullsi”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit