PYD/PKK sulm me raketë në Reyhanlı, humb jetën një 17-vjeçare

Mos i humb

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me dy raketa në qytetin Reyhanlı të provincës Hatay në Turqi nga ana e anëtarëve të organizatës terroriste PYD/PKK në Afrin të Sirisë.

Raketa e shkrepur nga Afrini, ku forcat turke po zhvillojnë operacionin “Dega e Ullirit”, ka goditur murin e kopshtit të një shtëpie trekatëshe në lagjen Gultepe, ndërsa pas një kohe të shkurtër, një raketë tjetër ka rënë në një shtëpi tjetër në të njëjtën lagje.

Në dy vendet e ngjarjeve janë dërguar numër i madh i policëve, zjarrfikësve dhe ekipeve shëndetësore.

Nga sulmet u plagosën dy persona, të cilët u dërguan në spital për trajtim. Njëra nga të plagosurit, 17-vjeçarja Fatma Avlar, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve edhe përkundër të gjitha intevenimeve në Spitalin Shtetëror të Hatayit.

Sulmi ka shkaktuar dëme në disa shtëpi dhe automjete./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit