Erdogan: Nuk mund ta kuptoj heshtjen e SHBA-ve në lidhje me Khashoggin

Mos i humb

Zjarr masiv në SHBA, të paktën 8.000 persona braktisin banesat e tyre…

Të paktën 8.000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, pasi një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Riverside County, në...

Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin...

Afganistan, 7 të vdekur gjatë një sulmi me bombë

Së paku shtatë civilë kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë në provincën Nimruz, në perëndim të Afganistanit.

Dymbëdhjetë vjet nga Lufta Gjeorgji-Rusi

Kryeministri i Gjeorgjisë, një shtet në rajonin e Kaukazit, Giorgi Gakharia, në 12-vjetorin e Luftës mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, ndryshe e njohur...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ai nuk mund të kuptoj heshtjen e SHBA-ve në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Në programin e posaçëm të TRT-së me presidentin, Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ndër të tjera, presidenti Erdoğan foli edhe rreth vrasjes së gazetarit saudit të “The Washington Post”, Khashoggi, i cilu u vra më 2 tetor të vitit të kaluar në Konsullatën Saudite në Stamboll.

I pyetur se “a mund të gjendet kufoma dhe a mund gjithçka të zbulohet” Erdogan tha se:

“Ngjarja e Khashoggitështë një ngjarje që na shqetëson seriozisht për arsye se ka ndodhur në vendin tonë”.

Duke rikujtuar fjalët e ish-ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir, se “e kemi bërë me bashkëpunëtor vendas”, presidenti turk tha, “Kush është bashkëpunëtori vendas? Na jep emër, nuk e japin këtë. Pastaj çka ndodhi? E shkarkuan nga detyra ministrin e jashtëm”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se kanë hapur dyert e tyre për ata që kanë thënë: “A nuk do të na informoni neve?” dhe se së bashku kanë dëgjuar audio regjistrimin në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit.

“Gjithashtu edhe unë kam dëgjuar audio regjistrimin e vrasjes së Khashoggit. Nuk mund ta kuptoj heshtjen e SHBA-ve kundrejt kësaj egërsie”, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk potencoi se senatori amerikan, Lindsey Graham, do të mbajë në axhendën e kongresit amerikan vrasjen e Khashoggit gjatë vitit 2019, sepse kjo vrasje nuk është një vrasje e thjeshtë.

Erdogan tha se Arabia Saudite duhet të japë përgjigje në lidhje me 22 personat përgjegjës për vdekjen e Khashoggit, duke përfshirë edhe 15 që kishin mbërritur në Turqi

Khashoggi, një kontribues i gazetës “The Washington Post”, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte një operacion jashtë kompetencave dhe dijenisë së qendrës.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e shtetasve sauditë të përfshirë në vrasje, si dhe një llogaridhënie më të plotë nga ana e Rijadit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

U hodh në det pas shpërthimit, gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i Portit të Bejrutit

Punëtori i Portit të Bejrutit u gjet i gjallë pas 30 orëve që kanë kaluar nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e...

Kantoni i Cyrihut do t’i regjistrojë vetë të kthyerit nga vendet e rrezikut

Kantoni i Cyrihut mbledh të dhënat e kontaktit të të gjithë udhëtarëve që kthehen përmes rrugës ajrore nga vendet me rrezik të...

Liban, rritet në 154 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Portin e Bejrutit

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i së martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë...

OKB: Sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të shkojë drejt kolapsit.

Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të kalojë në kolaps, për shkak të pandemisë. Dhe kjo nuk lidhet vetëm pasojat e koronavirusit, por...

Kimioterapia nuk rrezikon të prekurit me COVID-19

Tejmbushja e spitaleve, ankthi ndaj infektimit me Covid-19 dhe frika se kimioterapia mund të ulë mundësitë për të jetuar të pacientëve të...