Mblidhet komisioni për Sterilizimin dhe Check-up, Ndreca: Kemi punuar për planin hetimor

Mos i humb

Komisioni hetimor lidhur me shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi u mblodh sot për të shqyrtuar planin hetimor të komisionit.
Në fillim të mbledhjes, kryetarja e komisionit Albana Vokshi tërhoqi vëmendjen për deputetët e mazhorancës në këtë komision, të cilët sipas saj kanë bojkotuar 4 herë punimet e komisionit.
“Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren duke bojkotuar mbledhjen. Ligji thotë se nëse anëtarët e komisionit mungojnë pa arsye rresht duhet të zëvendësohen me deputetë të tjerë. Ju shtrij dorën e bashkëpunimit në mënyrë që prej ditës së sotme të kemi vijueshmëri të rregullt të mbledhjeve të komisionit”, tha Vokshi,
Nga ana e tij, nënkryetari i komisionit Plarent Ndreca deklaroi se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por ka punuar për një plan hetimor të detajuar.
“Më vjen shumë keq që e nisni me deklarata politike. Shumica nuk e ka bojkotuar këtë komision. Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme. Jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar, por kemi punuar intensivisht me një Plan Hetimor, atë që ju nuk e keni bërë prej vitesh. Ta fillojmë mbarë mbledhjen duke miratuar fillimisht rendin e ditës dhe pastaj vijojmë me pikat e tjera”, deklaroi Ndreca.
Kryetarja e komisionit Albana Vokshi, pati disa diskutime me sekretarin Klevis Xhoxhi dhe nënkryetarin Plarent Ndreca.

Tema e cila shkaktoi tension ishte ajo e kërkesave të dorëzuara për informacion dhe propozimet e ekspertëve të të dy palëve.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Nuk kemi ardhur këtu për tu tallur, bëhuni pak seriozë

Klevis Xhoxhi: Anëtarët të njihet me gjërat që të jetë i bindur për atë që do të diskutohet

Vokshi: Kërkesat për informacion i janë dërguar Sekretarit Xhoxhi nga sekretarja.
Kërkesat që janë shqyrtuar nga ekspertët.
Nëse nuk i keni lexuar tregon që nuk jeni të përgatitur. Kërkesat kanë tre javë. Ekspertët tuaj kanë punuar, janë bërë disa vërejtje. Nuk mund të thoni që nuk jemi njohur.

Ndreca: Kërkesat bëhen kur ekspertët po punojnë për planin e hetimit. Që është dorëzuar. Pa u miratuar plani kërkesat janë pa sens.
Sot nuk kemi një kërkesë të miratuar nga të dy palët ekspertëve.

Vokshi: Dakordësia është këtu.

Ndreca: Duhet të kishim një kërkesë të dakordësuar që të binim dakord menjëherë këtu.

Vokshi: Tentativa juaj për të vonuar punën ka kaluar cdo limit.

Ndreca: Do ti miratosh apo jo?

Vokshi: Ca është ky kërcënim?

Ndreca: Do dakordësinë tonë apo jo? Se po bëjmë debate bazike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit