Erdoğan: Prioriteti ynë në Siri, ruajtja e unitetit politik dhe integritetit territorial

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se është prioritet i tyre ruajtja e unitetit politik dhe integritetit territorial të Sirisë.

“Ruajtja e unitetit politik dhe integritetit territorial të Sirisë, vendosja e qetësisë në terren dhe zgjidhja e konfliktit të vazhdueshëm në këtë vend, janë prioriteti ynë”, tha presidenti Erdoğan në video-konferencën e samitit Turqi-Rusi-Iran, i cili organizohet në kuadër të procesit të Astanas.

“Procesi i samitit trepalësh në kuadër të formatit të Astanas që ne e iniciuam në nëntor të vitit 2017 ka dhënë kontribute kritike për krijimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Siri,” tha Erdoğan, duke shtuar se takimi i sotëm është i gjashti sipas këtij formati.

“Turqia ka qëndruar pranë vëllezërve dhe motrave tona siriane që nga fillimi i konfliktit”, tha ai, duke shtuar se vendi ka mirëpritur miliona sirianë pa diskriminim që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

Turqia strehon rreth 4 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Erdoğan shtoi se Turqia gjithashtu ka ndërhyrë me trupa për të parandaluar krizat humanitare dhe ka zhgënjyer separatistët, duke iu referuar operacioneve turke të nisura që nga viti 2016 për të luftuar terroristët dhe për të garantuar siguri në veri të Sirisë, në jug të kufirit me Turqinë.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë çmos për të siguruar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Sirinë fqinje”, theksoi ai.

“Bashkëpunimi që do të tregojmë ne si garantues të Astanas, pa dyshim, do të përcaktojë të ardhmen e këtij vendi”, shtoi ai.

Takimi trepalësh po vazhdon me pjesëmarrjen e presidentëve të Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Hassan Rouhani.

Nga pala turke, në takim gjithashtu të pranishëm janë edhe ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit