Etiopi, marshim në përkujtim të gjenocidit në Ruanda

Mos i humb

Në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, është zhvilluar një marshim me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Ruanda.

Në aktivitetin me temë “Marsho për të rikujtuar” të organizuar nga Ambasada e Ruandës në vend dhe Ministria e Jashtme e Etiopisë morën pjesë persona nga mosha dhe profesione të ndryshme.

Marshuesit kanë ecur nga sheshi “Meskel” i qytetit drejt rezidencës presidenciale duke mbajtur në duar pankarta që dënojnë gjenocidin dhe retorikën e urrejtjes.

Ka tërhequr vëmendjen edhe interesi që kanë treguar të rinjtë për aktivitetetin i cili krahas përkujtimit të gjenocidit synon të formojë edhe ndërgjegjësimin kundër ndarjes etnike.

Etiopia në kontinent është një nga vendet ku është nxitur nacionalizmi etnik dhe dhuna në vitet e fundit. Për shkak të konflikteve etnike në vend janë zhvendosur më shumë se 2.2 milionë njerëz.

Ruanda gjatë një periudhe 100 ditëshe po organizon aktivitete në të gjithë botën për të përkujtuar viktimat e gjenocidit i cili filloi më 7 prill 1994 nga grupi etnik Hutu kundër grupit etnik Tutsi dhe i cili shkaktoi vdekjen e 800 mijë njerëzve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit