Egjipt, shpërthim pranë piramidave të Gizës

Mos i humb

Gjatë kalimit të një autobusi me turistë në afërsi të muzeut në zonën ku ndodhen piramidat e Gizës në perëndim të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, ka ndodhur një shpërthim.

Sipas informacioneve në shtypin lokal shpërthimi ka ndodhur gjatë kalimit të një autobusi me turistë në afërsi të Muzeut të Madh i cili sapo është ndërtuar në zonën ku ndodhen piramidat.

Ndërkohë nga Ministria e Brendshme egjiptiane ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen. Po ashtu nuk janë dhënë informacione nëse ka të vrarë apo të plagosur nga shpërthimi.

Në po të njëjtën zonë shtatorin e vitit të kaluar ndodhi një shpërthim derisa po kalonte një autobus me turistë ku si pasojë humbën jetën 3 turistë dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit