Fajon pas votimit në PE: Nuk do të ndalemi deri në liberalizim të plotë të vizave për kosovarët

Mos i humb

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian e ka përshëndetur votimin pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Fajon është shprehur se beteja tani do të vazhdoje me qeveritë e BE-së.

“Qytetarët e Kosovës një hap më afër liberalizimit të vizave. E Lumtur që Parlamenti Europian i dha dritën e gjelbër me një shumicë për liberalizimin e vizave. Beteja vazhdon tani në qeveritë e BE-së. Nuk do të ndalemi deri sa ta arrijmë”, ka shkruar Fajon.

Parlamenti Europian votoi pro këtij vendimi me 420 vota./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit