Dhjetëra studentë të arrestuar ndërsa protestat për luftën në Gaza përhapen

Mos i humb

Protestat për luftën në Gaza janë zhvilluar në një pjesë të vogël të universiteteve elitare të SHBA-së, ndërsa zyrtarët përpiqen të qetësojnë demonstratat, sipas BBC.

Policia u zhvendos dje në mbrëmje në “Universitetin e Nju Jorkut” (NYU), ku po zhvillohej një protestë e madhe, duke kryer një sërë arrestimesh.

Dhjetëra studentë u arrestuan në “Universitetin Yale” më herët gjatë ditës, ndërsa “Universiteti Columbia” anuloi orët e mësimit.

Gjatë valës së demonstratave janë përfshirë incidente të supozuara antisemitike, të cilat janë dënuar nga Shtëpia e Bardhë.

Demonstratat dhe debatet e nxehta rreth luftës Izrael-Gaza dhe liria e fjalës kanë tronditur kampuset e SHBA-së, që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, i cili nxiti operacionin e Izraelit në Gaza.

Në SHBA, studentët nga të dyja palët thonë se, që atëherë ka pasur një rritje të incidenteve antisemitike dhe islamofobike.

“Ne dënojmë si protestat antisemite ashtu edhe ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët”, tha më herët presidenti amerikan, Joe Biden kur u pyet për protestat.

Lëvizja protestuese u vu në qendër të vëmendjes javën e kaluar pasi policia e qytetit të Nju Jorkut u thirr në kampusin e “Universitetit Columbia” dhe arrestoi më shumë se 100 demonstrues.

Tubimet janë përhapur që atëherë. Përveç “NYU” dhe “Yale”, kampet janë ngritur në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Universitetin e Miçiganit, Kolegjin Emerson dhe Tufts.

Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre, protestuesit e “NYU” po i bëjnë thirrje institucionit të tyre që të heqë financat dhe fondet e saj nga prodhuesit e armëve dhe kompanitë që mbështesin pushtimin izraelit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit