Fëmijët me peticion i kërkojnë kryeministrit ngritjen e cilësisë në arsim

Mos i humb

Kryemninistri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mikpritur një grup nxënësish së bashku me ministrin e Arsimit Shyqri Bytyqi dhe përfaqësuesit e organizatës Giz për t’i dorëzuar një peticion me mbi 100 mijë nënshkrime të nxënësve dhe mësimdhënësve në kuadër të fushës “Për arsim më të mirë në Kosovë”.

Qeveria e Kosovës do ta kthej në pritoritet arsimin në Kosovë , unë nuk ju dhash një premtim precis por i sigurova që do ta kemi si prioritetin kryesorë qështjen e arsimit, kështu u shpreh Haradinaj para mediave pas takimit.

Gjithashtu ai u shpreh falemnderues ndaj oranizatës GIZ për gjithë përkushtimin e dhënë në ngritjen e nivelit të arsimit në Kosovë ku ndër të tjera kryeministri  i siguroi që kjo qështje do të meret parasysh nga qeveria e vendit.

“Qellimi se çka mësova nga ky takim është që vitin e kaluar këta nxënës  kan fillu një petiocin për arsim më kualitativ, kanë mbldh mbi 124 mij nënshkrime. Sot këta i kanë dorzu që Qeveria e Kosovës me i kthy prioritet arsimit. E falenderoj GIZ-in për kujdesin që e ka bo me i kushtu rëndesi,  kohë dhe para  arsimit në Kosovë.  Unë sot nuk dhash një premtim preciz por ju siguroj qe vet ky gjest do të marr prioritet dhe do të vërehen përmirësime të dukshme”, tha Haradinaj.

Ndërkaq përfaqësuesi i organizatës GIZ, Boris Scharloëski tha se  ngritaj e cilësis në arsim duhet të jetë prioritet duke u fokuauar tek trejnimet e avansuara si dhe sigurimin e tekstetve më standard evropiane.

“I kemi tri nivele të ndryshe me kërkesa. E para arsimi të bëhet proritet, rritja e buxhetit për arsim që kjo rritje e buxhetit të transformohet në cilësi më të mirë të arsimit. Kjo do të thotë trajnim me të mirë në tekste shkollore që janë me standarde europiane, trajnim të drejtorave të shkollave dhe përfshirje më të mirë të prindërve në shkolla, gjithëpërfshirjen e nxënësve rom ashkalinj dhe egjiptian dhe grupe të tjera të margjinalizuara”, u shpreh Scharloëski./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit