Fiset lokale në Al-Asabaa kanë njoftuar mbështetjen e tyre për qeverinë libiane

Mos i humb

Kanali televiziv libiaan Al-Ahrar citoi një burim ushtarak pa emër duke thënë se ushtria nisi sulm ndaj mbetjeve të milicisë së Haftarit, të cilët ishin arratisur nga baza ajrore Al-Watiya.

Të mërkurën, ushtria libiane tha se është duke avancuar drejt çlirimit të qytetit të vendosur 100 kilometra nga kryeqyteti Tripoli nga milicia e Haftarit.

Fiset lokale në Al-Asabaa njoftuan mbështetjen e tyre për qeverinë libiane në të njëjtën ditë.

Ushtria e Libisë të hënën riktheu bazën ajrore al-Watiya, një strukturë kyçe që tani është përsëri nën kontrollin e qeverisë pas rreth gjashtë vjet nën forcat puçiste të kryekomandantit Khalifa Haftar.

Ky hap erdhi pasi ushtria libiane shkatërroi tre sisteme të mbrojtjes ajrore të llojit Pantsir të prodhuar nga Rusia të përdorura nga forcat e Haftarit të cilat po ashtu janë furnizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit