Fizikanët: Dielli ka ”personalitet” të dyfishtë

119
0

Dielli ka një ”personalitet” të dyfishtë pasi fusha e jashtme magnetike e tij ndjek një ritëm të ndryshëm nga ajo e brendshme, sipas studimit të Universitetit amerikan të Kolorados, i paraqitur në konventën e Shoqatës Astronomike Amerikane që po zhvillohet në SHBA, Saint Louis.

Fizikanët Loren Matilsky dhe Juri Toomre kanë zhvilluar një simulim kompjuterik për të studiuar brendësinë e Diellit, të cilin dy studiuesit e krahasojnë me “një enë sferike me ujë të valuar”.

Ata gjetën, çuditërisht, se ylli ynë ndonjëherë tregon devijime nga sjellja e tij normale, në formën e dallimeve në mes të fushës magnetike të jashtme dhe të brendshme, sikur të kishte një lloj ”egoizmi”.

Për autorët e hulumtimit, ky zbulim mund të ndihmojë në kuptimin e mekanizmave që rregullojnë orën e brendshme diellore. Në fakt, ylli ynë ndryshon periudhat e aktivitetit intensiv, të karakterizuar nga shfaqja e pikave diellore karakteristike, me periudha të qetësisë relative.

“Ne nuk e dimë se çfarë rregullon këtë cikël dhe pse, për shembull, disa cikle janë më të dhunshëm se të tjerët. Ajo që mund të bëjmë është të monitorojmë aktivitetin e Diellit dhe të përpiqemi ta riprodhojmë atë në laborator nëpërmjet superkompjuterave, në një përpjekje për të bërë parashikime rreth sjelljes së tij”, shpjegon fizikani Matilsky.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here