Komisioni për TIMS, Gogu: Vullnet për të hetuar, kursejmë retorikën politike

Mos i humb

Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS është rimbledhur këtë të hënë.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e komisionit, nënkryetari i komisionit, Toni Gogu rikonfirmoi qëndrimin e mazhorancës për të kryer një hetim të plotë konform ligjit e larg retorikës politike.

“Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve procedurale. Kaq ishte e gjitha, Ervin”, deklaroi Gogu, duke iu drejtuar kreut të komisionit Ervin Salianji.

Në mbledhjen e sotme anëtarët e komisionit ranë dakord të miratojnë kërkesat e ekspertëve për të mbledhur informacion në mënyrë që më pas të vijohet me planin hetimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit