Flet vëllai i punëtorit të KEDS-it që e zuri rryma, tregon gjendjen e Bashkimit

Mos i humb

 

 

Bashkim Krasniqi aktualisht po merr trajtim shëndetësor në Turqi. Ai të enjten, teksa ishte duke monitoruar tensionin e lartë të një trafoje, mori lëndime të rënda kur dikush e lëshoi rrymën.

Lidhur me këtë nuk mori përgjegjësi KEDS-i, punëtor i së cilës kompani Bashkimi ishte tash e 20 vite.

Gjendja shëndetësore e Bashkimit është kritike. Megjithatë, familja e tij po kujdeset që ai të marrë trajtimin e duhur.

Vëllau i Bashkimit, Bujar Krasniqi ka folur për “Indeksonline” shkurt, duke thënë se si familje janë të shqetësuar rreth rastit dhe situatës shëndetësore të së vëllait. Por, Bujari ka theksuar se në QKUK trajtimi ka qenë në nivel, deri sa ka shtuar se nuk u ka munguar as përkrahja institucionale.

“Trajtimi ka qenë në nivel sa i përket QKUK-së, edhe përkrahja institucionale s`ka mungu. Çështja e kompanisë private, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të konstatuar si ka ndodhur ngjarja. Normal që aty diçka ka, se njerëzit po na sosen, nuk është rasti i parë, ka raste të shpeshta”, ka thënë ai.

Tutje, Bujari ka sqaruar se mjekët në Turqi po bëjnë të pamundurën, kurse stafit i janë shtuar edhe ekip vullnetarësh për t`ia përmirësuar gjendjen Bashkimit.

“Situata momentale është shumë kritike, edhepse njerëzit po bëjnë të pamundurën edhepse është një organizim i hatashëm. Një pjesë e tyre janë edhe vullnetarë. Kjo i bie se të tjerët popuj po kujdesen më shumë për ne, sesa ne për vetveten”, është shprehur ai për “Indeksonline”.

Bujari ka bërë me dije se me rastin po merret policia. Kurse, kjo e fundit në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

KEDS ende nuk ka dalë me një reagim për rastin e Bashkim Krasniqit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit