Franca anulon taksën e karburanteve pas presionit nga qytetarët

Mos i humb

Kryeministri francez, Edouard Philippe, njoftoi sot për pezullimin e paralajmëruar të taksës së karburanteve dhe rritjes së kostos së shërbimeve, në një përpjekje për të qetësuar protestat të cilat shkaktuan një kaos të vërtetë në Paris ditëve të fundit.

Philippe tha se rritja e planifikuar që pritej të hyjë në fuqi në janar, dhe shkaktoi trazira të dhunshme, do të pezullohet për gjashtë muaj.

Philippe tha se “asnjë taksë nuk guxon të vë në rrezik unitetin e kombit”.

Mbi 100 persona të lënduar dhe 412 të arrestuar është bilanci i protestave të fundjavës në Paris, ku si pasojë u dogjën dhjetëra automjete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit