SHBA – Vdes burri që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës gjatë gjyqit të Trump

Mos i humb

Sipas raportimeve të medias amerikane, një burrë i vuri flakën vetes në një park përballë gjykatës në Nju Jork dhe më pas vdiq, gjatë procesit penal në vazhdim të ish-presidentit Donald Trump.

”Burri derdhi një lëng mbi veten dhe u dogj”, sipas ”New York Times” dhe CNN.

”Kalimtarët bërtitën dhe u përpoqën të ndihmonin”, thanë raportet.

Pas pak kohësh kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë shuar flakët.

Më pas burri u transportua në një ambulancë dhe u largua.

Fillimisht ishte e paqartë pse i vuri flakën vetes.

Ngjarja ka ndodhur në Collect Pond Park, pikërisht përballë gjykatës ku po zhvillohet aktualisht procesi penal i Trump.

Kundërshtarët dhe mbështetësit e Trump lejohen të mblidhen për demonstrata në park, por deri më tani vetëm disa e kanë bërë këtë në ditët e gjyqit.

Territori është i rrethuar me barrikada, por ka edhe hyrje të hapura

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit