Francë, 5 të vdekur nga përplasja mes dy helikopterëve

Mos i humb

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën nga përplasja mes dy helikopterëve që i përkisnin ushtrisë franceze pranë qytetit jugor francez Marseille.

Gazeta lokale “Var Martin” ka njoftuar se aksidenti ajror ka ndodhur herët në mëngjes në afërsi të liqenit Carses.

Më tej thuhet se për shkaqe ende të panjohura ka ndodhur përplasja mes dy helikopterëve, ndërsa në këtë aksident jetën e kanë humbur të paktën pesë persona.

Në vendin e aksidentit ndodhen ekipet e shpëtimit dhe emregjenca. Mediat theksojnë se në dy helikopterët ndodheshin gjithsej gjashtë persona.

Në vendngjarje është nisur edhe ministrja e Mbrojtjes së Francës, Florence Parly./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit