Gjermani, një i plagosur në sulmin racist, sulmuesi vetëvritet

Mos i humb

Në një sulm racist në Waechtersbach të Gjermanisë është plagosur rëndë një 26-vjeçar nga Eritrea.

Prokuroria në Frankfurt njoftoi se shtetasi gjerman Roland K. dje ka hapur zjarr ndja shtetasit të Eritreas dhe iku nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Roland K. u gjet i plagosur në automjet ndërkaq ndërroi jetë pasiqë u transportua në spital.

Viktima e sulmit u mbajt në spital për trajtim. Gjatë bastisjes së shtëpisë së sulmuesit u gjetën armë.

Polici që mori pjesë në bastisje për mediat gjermane tha se në shtëpinë e sulmuesit është gjetur letra lamtumirëse.

Në vijim janë hetimet nëse sulmuesi ka qenë i lidhur me grupet e ekstremit të djathtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit