Gjermania zgjat 6 muaj embargon e armëve ndaj Arabisë Saudite

Mos i humb

Gjermania ka zgjatur edhe për 6 muaj vendimin e saj për të ndaluar eksportet e armëve ndaj Arabisë Saudite.

Në lajmin e agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) të cilin e bazon mbi informacionet e zëdhënësit të qeverisë, thuhet se qeveria gjermane ka zgjatur edhe 6 muaj, deri më 31 mars 2020, vendimin e saj që zbaton për të ndaluar eksportet e armëve ndaj Arabisë Saudite.

Qeveria gjermane pezulloi eksportin e armëve ndaj Arabisë Saudite në nëntor të vitit të kaluar për shkak të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe së fundmi më 31 mars e kishte zgjatur këtë vendim edhe për 6 muaj deri më 30 shtator.

Ndër të tjera rikujtohet se në protokollin e nënshkruar mes partive në pushtet të Unionit Kristian Demokratik (CDU/CSU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD), ndodhet edhe neni që “Nuk mund të kryhet shitje të armëve ndaj atyre që janë palë në luftën në Jemen”. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit