Gjithnjë e më shumë zviceranët po kujdesen për pensionin e tyre

Mos i humb

Sipas një studimi nga “Credit Suisse”, numri i atyre që paguajnë për shtyllën e tretë është rritur ndjeshëm.

Sot, dy të tretat e të gjithë të punësuarve kujdesen për pleqërinë tyre – pesë herë më shumë se 20 vjet më parë.

Kursimet ndryshojnë sipas moshës, gjinisë dhe rajonit të gjuhës.

Sa më mirë të jetë shkollimi janë më të larta të ardhurat, dhe aq më shumë janë gjasat të paguhet për shtyllën e 3-të në baza të rregullta, përcjell albinfo.ch.

Në grupin më të ulët të të ardhurave, tre nga katër familje nuk kanë kursyer fare për shtyllën 3-të.

Studimi i “Credit Suisse” tregon se përqindja e kursimtarëve të rregullt për shtyllën e tretë në mesin e grave është 55 përqind më e ulët se ajo e burrave (62 përqind).

Përqindja e punëtorëve më të rinj është gjithashtu nën mesataren për kursimet e shtyllës së 3-të: 47 përqind e 25 deri 34 vjeç janë në shtyllën 3-të. Në të kundërt, 35 deri 44-vjeçarët figurojnë me 61.7 për qind, 45 dhe 54-vjeçarët me 63.1 për qind dhe 55 – 63/64-vjeçarët me 62.5 për qind.

Shumë zviceranë me të ardhura më të ulëta nuk paguajnë asgjë.

Siç tregon edhe studimi më lartë, depozita mesatare në shtyllën 3-të në Zvicrën gjermanofolëse është më e lartë se në pjesët franceze dhe italishtfolëse të vendit./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit