Zvicra ndodhet në vendin e parë edhe në një renditje. Sipas raportit të Indeksit Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve për vitin 2018, Zvicra ndodhet në vendin e parë.
Zvicra është e ndjekur nga Singapori dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që edhe në vitet e kaluara kanë qenë në krye të kësaj renditjeje.
Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 78-të në botë, në mesin e 119 shteteve të analizuara.
Indeksi ka për qëllim të tregojë rëndësinë e lëvizjes së talenteve dhe ndikim në prosperitetin ekonomik dhe është i hartuar nga Indead, Business School of the World, Adecco Group dhe Tata Communication.
Kjo renditje bëhet duke përfshirë efikasitetin e produktit, zhvillimin e tregut financiar, kulturën e sipërmarrjes, zhvillimin e inovacionit, treguesit makroekonomikë, etj./albinfo.ch/