Gjurmët e helmimit të spiunit rus në Angli mbërrijnë në Ballkan: ja çfarë po raportonte Sergej Skripal

Mos i humb

Jehona e aferës së spiunazhit që ka shpërthyer në Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-spiunit rus sergej Skripal ka përfshirë gjithë Europën.

Mediat spanjolle dhe ato britanike bëjnë të ditur se informacionet që kanë dënuar me vdekje ish-agjentin e shërbimit sekret ushtarak rus, Sergej Skripal, kanë qenë ato që flisnin mbi përfshirjen e FSB-së ruse në tregtinë europiane të kokainës. Një aferë gjigande, që dyshohet se ka financuar prej vitesh lëvizje, agjenda dhe lobe interesash të ndryshme.

Nuk është aspak çudi që pjesë të kësaj lëvizje tektonike të kapin edhe Ballkanin.

Shërbimet sekrete britanike, ato europiane, DEA dhe CIA kanë marrë në dorë situatën prej më shumë se një viti dhe kanë arritur në përfundime tronditëse.

Sot, Moska zyrtarisht ka kundërshtuar qëndrimin e Londrës zyrtare mbi përfshirjen ruse në helmimin e ish-agjentit që kishte fituar azil politik në Britaninë e Madhe.

La Repubblica bën të ditur se Ministri i Jashtëm rus ka injoruar notën zyrtare britanike, drejtuar ambasadorit të Moskës në Londër.

“Në vend që të lëshojë ultimatum, Londra të zbatojë detyrimet ndërkombëtare”, ka deklaruar me zë të lartë Sergej Lavrov nga salla e konferencave të shtypit në selinë e MPJ-së ruse në Moskë. Por hetimet vazhdojnë dhe janë të rezervuara.

Dyshohet se financimet e operacioneve të mëdha të krimit të organizuar, që është riaktivizuar në disa nga shtetet europiane të ish-lindjes komuniste, kanë ardhur nga rrugë “xhepash të thellë”, duke folur më gjuhën që po përdorin shërbimet sekrete. Që do të thotë që ka një përqëndrim të madh operacionesh financimi dhe kreditimi që i ka shpëtuar edhe agjencive më të rëndësishme të kontinentit.

Bëhet fjalë për likuide të “frikshme” të hyra në qarkullim në një perimetër shumë të gjerë.

Sergej Skripal dyshohet se ka folur me agjenci të rëndësishme ligjzbatuese spanjolle që punojnë krah për krah me DEA-n amerikane në luftën ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës.

Vitet e fundit, ka një rritje të fuqishme të aktiviteteve sipërmarrëse në tregtim dhe magazinim të flukseve gjigande të kokainës nga Amerika Latine.

Por paralel me këto hetime, duket se po rritet gjithnjë e më shumë lobi pro-rus në Bashkimin Europian.

Një nga fituesit e zgjedhjeve parlamentare italiane, kreu i Lega Nord, Matteo Salvini, ka kërkuar heqjen e sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë. “Sanksionet ndaj Rusisë po dëmtojnë shumë sipërmarrjet italiane, bëhet fjalë për 10 miliard euro minus në eksporte”, tha Salvini.

Të njëjtin qëndrim ka ndarë edhe Lëvizja 5 Yjet, e cila që gjatë fushatës ka zhvilluar një takim në Moskë ku ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve.

Me përgjigjen e ashpër të Moskës ndaj Londrës, siç tha edhe kryeministrja britanike, Theresa May, atëherë ky vend do ta cilësojë helmimin e Sergej Skripal si “përdorim të forcës nga ana e Rusisë ndaj Britanisë së Madhe”. Që do të thotë pak a shumë një akt lufte apo paralufte.

E që rrjedhimisht duke e sjellë në shtëpinë tone, pra në Shqipëri, afera e përfolur këto ditë, pra ajo e influencës së Moskës në politikën shqiptare, që Edi Rama e quan një “sallatë ruse”, të marrë një kuptim më të madh.

Jo më kot sot ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka takuar sot Lulzim Bashën. Zyrtarisht për këtë takim në selinë e PD-së u tha se është folur për reformën në drejtësi. E cila gjithsesi nuk kishte ndonjë emergjencë sot në ditët e “sallatës…”

Duket se Perëndimi po lufton që sallata të mos hahet. Të paktën në Shqipëri…

A kishte lidhje operacioni që po kryente Skripal edhe me ngarkesa kokaine që vijnë edhe në Shqipëri ku vetëm para dy javësh u kapën për herë të parë 613 kg kokainë? Kjo vështirë që të merret vesh shpejt. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit