Grip nuk ka, vaksinat erdhën

Mos i humb

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se ende nuk është izoluar asnjë rast i prekur nga virusi i gripit në vendin tonë, kur në fakt, dy vite më parë në të njëjtën periudhë ka pasur situatë problematike të gripit.

Ndërkohë, nëpër të gjitha qendrat shëndetësore janë shpërndarë vaksina antigrip të cilat jepen falas për grupe të ndryshme të popullatës dhe, sipas mjekëve, ka pasur kërkesa në rritje të qytetarëve për ta aplikuar vaksinën.

Mjekja Bruna Shiroka thotë: “Kërkesat e këtij viti nga ana jonë kanë qenë të pakta. Madje, kanë qenë vetë qytetarët që kanë ardhur ta bëjnë vaksinën vetë”.

Këtë vit janë siguruar 100 mijë doza vaksina falas, të cilat do të përdoren te ato grupe të popullatës që riskojnë më shumë nga virusi i gripit, për shkak të komplikacioneve që mund të japë ky virus i bashkëshoqëruar me sëmundje kronike tek pacienti.

“E realizueshme në grupmoshat që kemi menduar, pra në grupmosha që janë të riskuara, grupmosha të mëdha dhe të vogla”, shton Shiroka.

Në disa qendra shëndetësore, vaksina është drejt fundit dhe pritet që të furnizohen sërish nga Instituti i Shëndetit Publik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit