Guinea-Bissau njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës njoftoi të premten se ka pranuar edhe zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e Guinea-Bissau në Bruksel, nëpërmjet të cilës rikonfirmohet njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Malam Bacai Sanha, me datë 10 janar 2011.

“Konfirmimi zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike vjen pak ditë pasi që zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte prezantuar Notën Verbale në njërin nga emisionet televizive në vend”, theson njoftimi i dërguar.

Guinea-Bissau është një shtet që shtrihet në Afrikën Perëndimore, me një popullsi mbi 1,7 milionë banorë. Kjo republikë është shteti i 74-t që ka njohur në 10 Janar 2011 pavarësinë e Kosovës, të shpallur para 10 viteve, në 17 Shkurtin historik 2008. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit