Itali, të shtëna drejt njerëzve nga një automjet në lëvizje

Mos i humb

Policia italiane njoftoi të shtunën se në qytetin Macerata ka patur të shtëna me armë zjarri drejt njerëzve nga një automjet në lëvizje, pas së cilës autoritetet lokale paralajmëruan qytetarët që të mos dalin në rrugë.

Policia nuk bëri të ditur numrin e të plagosurve në qytetin i cili ka rreth 43.000 banorë.

Mediat italiane raportojnë se dy persona u panë në automjet. Kryebashkiaku i Macerata-s u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura përdërisa të dyshuarit janë ende të lirë.

Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se katër persona u plagosën ndërsa burime të tjera të medias përmendën të dhënat për dy të plagosur.

Sipas raportimeve, thuhet se të shtënat ndodhën rreth orës 11:00 sipas kohës lokale dhe se nxënësit qëndruan në shkollat që punonin të shtunën, ndërsa transporti publik u pezullua./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit