Haradinaj i habitur pse dialogu të kushtëzohet me taksën, paralajmëron javë me zhvillime dramatike

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar se ambasadori amerikan në takimin e sotëm iu ka kërkuar që taksa të hiqet, por sipas tij ky është vendim sovran i vendit dhe është e rëndësishme që Kosova të qëndrojë në këmbë.

Haradinaj ka paralajmëruar se ketë javë mund të ketë zhvillime dramatike.

“Na kërkohet që me ja jap shancën dialogut edhe prej ambasadorit amerikan, i dëgjojmë me kujdes këto mendime, dëshira ime është me pa dialogun duke vazhduar, po nuk e kuptoj pse ndërlidhet dialogu me një temë që është e Kosovës”, deklaroi ai duke shtuar se vendimi për taksën i takon Kosovës dhe bisedimet për dialog me Serbinë nuk duhet kushtëzohen me të.

‘Unë them kështu tavolina e heqë taksën po nuk dua me i ndërlidh temat”, shtoi ai.

I pari i Qeverisë ka shtuar se taksa nuk lidhet me fazën e fundit të dialogut Kosovë Serbi.

“Vendosja e taksës ndaj Serbisë është vendim sovran i Qeverisë. Unë them kështu tavolina e heqë taksën po nuk dua me i ndërlidh temat”, shtoi ai.

Haradinaj gjithashtu ka shtuar se taksa nuk duhet të kushtëzohet duke thënë se këtë javë mund të ndodhin zhvillime dramatike, çfarëdo qofshin ato.

Haradinaj është pyetur nga Kosova Post se a është koalicioni stabil dhe përgjigja ishte’ Është qysh është’ u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit