Haradinaj: Kërkesat e familjarëve të të pagjeturve do trajtohen me kujdes

Mos i humb

Çështja të pagjeturve do të jetë njëra nga temat që do të diskutohen në dialogun Kosovë-Serbi. Ky ishte premtimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, për familjarët e të pagjeturve.

Haradinaj gjatë homazheve të bëra tek obelisku i të pagjeturve, tha se edhe kërkesa për ligjin për të pagjeturit është legjitime dhe do të trajtohet me kujdes.

“Nuk është një fazë e lehtë. Besoj që tash në fazën finale të dialogut është e logjikshme të pritet përgjigje për pjesën e të pagjeturve. Ishte edhe një kërkesë që është shumë legjitime për ligjin për të pagjeturit dhe besoj se do ta trajtojmë me kujdes”, tha kryeministri Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit