Haradinaj nuk zbrapset pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s, thotë Kosova do ta formojë ushtrinë

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, deklaroi se  Qeveria e Kosovës do të vazhdojë rrugën drejt formimit të Ushtrisë së Kosovës, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-së, se formimi i ushtrisë do t’i sjellë dëme Kosovës.

Duke folur për formimin e ushtrisë dhe kundërshtimet nga jashtë për një proces të tillë, kryeministri tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të formuar ushtrinë, dhe se ky proces është në përputhje me Kushtetutën.

“Krijimi i Ushtrisë është proces i brendshëm dhe në përputhje me Kushtetutën tonë, më të avancuar në botë. Për formimin e Ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara”, tha Haradinaj, duke shtuar se Kosova asnjëherë nuk do t’i sjellë rrezik NATO-s.

“Aleanca e NATO-s, ka peshë të madhe, mirëpo Kosova është e sigurt se nuk do të mund t’i sjell NATO-s rrezik në marrëdhënie”, u shpreh Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit