Hashim Thaçi: Janë përkeqësuar raportet Kosovë – Serbi, po hyjmë në zonë të rrezikshme

Mos i humb

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë kryesore në vend. Kësaj radhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shfaqur më optimist. Ai u shpreh i bindur se dialogu do të sjellë rezultate pozitive.

“Për më tepër se një vit jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishëm, ku në masë të madhe varet qëndrueshmëria e Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian. Të gjithë e dimë që dialogu është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Ne duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin me Serbinë. U bënë 20 vite nga përfundimi i luftës. Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arrit një marrëveshje të mirëfilltë. Mbi një shekull kemi pas armiqësi Kosovë – Serbi, ndërsa tani unë besoj fuqishëm që ka ardhur koha ta lëmë mbrapa armiqësinë dhe të bëjmë marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse për normalizimin mes këtyre dy vendeve”, ka deklaruar presidenti Thaçi, njofton KosovaPost.

Sipas tij, opsioni për ta ruajtur “status quon” është treguar i gabuar dhe i paqëndrueshëm.

“Unë mendoj që ky është kthim mbrapa. Në 12 muajt e fundit ka përkeqësim të raporteve tona. Do të hyjmë në një zonë të rrezikshme. Vitin e kaluar të gjithë kërkonim që Shtete e Bashkuara të Amerikës të kenë një rol vendimtarë në këtë dialog. Tani jemi dëshmitar, nga vetë presidenti (Donald) Tramp ishte një konfirmim i drejtpërdrejt për të na ndihmuar rreth kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi ka bërë thirrje që i tërë spektri politik të jetë unik. Ai ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte konkludimi më i drejtë i këtij dialogu, pavarësisht se sipas tij, bisedimet në Bruksel nuk do të jenë aspak të lehta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit