Honda tërheq 1.2 milion automjete

Mos i humb

Një lloj i inflatorit të airbegut Takata, për të cilin mendohej se është i sigurtë është vënë në shënjestër të kritikave nga shkaku se shpërthimi i tij pas një aksidenti në Maryland të SHBA-ve, ka lënduar shoferin e një automjeti Honda.

Incidenti në fjalë ka detyruar kompaninë Honda të tërheqë sot rreth 1.2 milionë automjete në Amerikën Veriore dhe atë Qendrore të prodhuara mes viteve 2001 – 2016, pasi mund të hedhin copëza të airbegut në drejtim të shoferit dhe pasagjerëve.

Takata përdori nitratin e amonit i cili krijon një shpërthim të vogël i cili mbush airbegët gjatë përplasjes. Megjithatë, kimikati mund të përkeqësohet kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta dhe lagështirës, duke shpërthyer drejt një kutie metalike e cila mund të hedhë shrapnelë. Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur nga inflatorët e kompanisë.

Honda dhe Administrata Amerikane për Siguri në Trafik thanë se tërheqja e sotme ka të bëjë me një hetim nga aksidenti i 19 janarit të citit 2018 ku ishte përfshirë një Honda Odyssey e vitit 2004, ku u zbulua se inflatori i airbegut kishte shpërthyer.

“Hetimi përcaktoi se inflatorët e prodhuar në fabrikën e Takatas, Monclova në Meksikë, kishin një defekt prodhimi”, tha Honda.

Shoferi pësoi një lëndim në krah.

Modelet që do të tërhiqen janë modelet e Honda dhe Acura në SHBA dhe Kanada. Honda Accord, Civic, Element, Fit, Odyssey, Pilot, Ridgeline, Acura, ILX, MDX, RDX, TL, dhe ZDX.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit