Hoti: Varësia nga Lista Serbe e vështirëson funksionimin shtetit

Mos i humb

 

 

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot tryezën e debatit me shoqërinë civile me temën “Sfidat e Kuvendit të Kosovës në realizimin e mandatit kushtetues.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-se, Avdullah Hoti, fillimisht foli për sfidat e qeverisjes aktuale e cila nuk ka funksionin e plotë kur ka varësi nga Lista Serbe.

Poashtu, ai foli edhe për mënyrën e qeverisjes Haradinaj, duke theksuar se vendimet e kësaj qeverie kanë qenë jo ligjore.

“Fillimi edhe funksionimini i Qeverisë së Kosovës është në varësi të Listës Serbe dhe kjo bën më të vështirë funskionimin e shtetit tonë”, tha Hoti, duke shtuar më pas se qeveria Haradinaj ka marrë disa vendime jo ligjore, sikur rasti me shkarkimin e boredve të kost-it, AKI-së.

Ndërkaq sa i përket funksionimit të Kuvendit, Hoti ka theksuar se LDK si Grup Parlamentar opozitar sa i përket nismave ligjor, por mendojmë se si opozitë nuk arrijmë të bëjmë Kuvendin të funksionojë sipas mandatit kushtetues.

Hoti nuk shprehet i kënaqur me funksionimin e Kuvendit, derisa përmend faktin e disa seancave të dështuara për mungesë kuorumi.

“24 seanca gjatë kësaj legjislature kryesisht janë shtyrë, në mungesë të kuorumit dhe mungesë së deputetëve. ministrat dhe kryeministri nuk merren me debate parlamentare, ka dështur njëfarë kontrolli demokratik i Qeverisë së Kosovës”, tha Hoti , duke shtuar se Haradinaj nuk ka kontroll mbi kabinetin e tij.

“Çdo vendim që merret nga qeveria mundet me qenë i konstetushëm. Kryeministri ka dëshmuar që nuk ka kontroll mbi ministrat dhe zv. ministrat që i ka”, është shprehur Hoti, raporton Kosova Post.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit