Peci: Nëse Lista Serbe del nga koalicioni qeverisës, atëher bie Qeveria

Mos i humb

 

 

Lulzim Peci, Drejtor Ekzekutiv KIPRED, duke folur për funksionimin e institucioneve të Kosovës, ka vënë në pah edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, për çka tha ai se partitë politike duhet të arrijnë një konsensus në drejtim të kësaj sfide që ka Kosova, raporton Kosova Post.

“Kosovës i duhet konsensusi për dialogun me Beogradin.Por ky konsensus nuk duhet tË ndërtohet në mënyrë sipërfaqësore, por duhet në mënyrë substanciale të jetë përmbajtjesor dhe në zbatimin e reformave të mëtutjeshme”, tha Peci.

Ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, derisa theksoi se institucionet duhet të fokusohen në luftimin e krimit dhe korrupsionit që është kusht për vizat.

“Eende ne kemi punë për të bërë sa i përket korrupsionit për liberalizimin e vizave ndoshta ky duhet të jetë theksi kryesor i qeverisjes”, tha Peci, raporton Kosova Post.

Ndërsa sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Pecia tha se kjo është në duart e Listës Serbe.

“ Se a duhet të mbahen zgjedhjet apo jo, është në duart e Listës Serbe. Nëse lista Serbe vendos të dal nga koalicioni qeverisës, athet Qeveria bie”, u shpreh Peci. /Kosova Post./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit