Hoxha i Podgoricës e krye bashkiaku i Durrësit i cili e ngriti flamurin e pavarësisë dy ditë para Vlorës!

Mos i humb

Hoxha i Podgoricës e krye bashkiaku i Durrësit i cili e ngriti flamurin e pavarësisë dy ditë para Vlorës!

Data ishte 26 nëntor e viti ishte 1912, kur hafizi i Kur’anit, hoxha, kadiu dhe kryetari i parë i Bashkisë së Durrësit e ngriti flamurin kombëtar për shpalljen e mëvetësisë kombëtare.

Patrioti i lindur në Podgoricë, në vitin 1855, i mbetur jetim në moshën 6 vjeçare, i rritur në Shkodër, e ishkolluar në Stamboll, pajiset me dije fetare, juridike e politike.

Ai u pajis edhe me ndjenja të mirëfillta kombëtare të cilat e nxitën të punoi të për forcimin e kombit shqiptar.

Për ti dhen shpirt gjithë jetës së tij fetare, kombëtare e politike ai ishte edhe hafiz i Kuranit, pra, dituria e tij ishte shumë dimensionale.

Kontributi i tij për vendin ishte edhe në fushën politike. Në vitin 1909, bëhet kryetari i patë i Bashkisë së Durrësit. Roli i tij si kryetar bashkie ishte shumë i madh në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kur dështoi ngritja e flamurit në Durrës, me 24 nëntor të viti 1912, hoxha, pra, kryetari i Bashkisë, organizoi patriotët shqipta dhe me datën 26 nëntor 1912, hoxha ngriti flamurin në Durrës.

Ai ishte kryetar i Durrësit deri në vitin 1912, duke hyrë si emër i pa shlyer në historinë shqiptare. Arkivi shtetëror regjistron se “Hafiz Ali Podgorica me 26 nëntor të vitin 1912, me cilësi si kryetar Bashkie, patin nderin e posaçëm me ngritë m dorën e vet Flamurin e Shqipërisë në pallatin qeveritar të Durrësi”.

Hafiz Ali Podgorica, edhe pse vdiq në varfëri e vuajtje në vitin 1929, Bashkia e Durrësit nuk e harroi asnjëherë, ai u shpallë; “Qytetar Nderi i qytetit të Durrësit”, u shpallë, “Simbol i Qytetit, kryetari i parë i Durrësit”, ju akordua titulli “Mirënjohje e qytetit të Durrësit”, u dekorua me urdhrin e Klasit I si dhe në vitin 2008, Bashkia i ndërtoi Përmendoren për Krye bashkiakun e parë të Durrësit.

Hafizi, hoxha, dijetari, atdhetari, juristi e politikani Ali Podgorica është shembull i hoxhës intelektual e aktiv dhe i intelektualit hoxhë e dijetar islam!

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit