Arrestohet italiani në portin e Durrësit, nën hetim një tjetër

Mos i humb

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit dhe mosdeklarimit të parave në portin e Durrësit.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi italian Giovanni Bedini është kapur me armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Ndërsa nën hetim është vënë Ergit Haka për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Policia sekuestroi armën e zjarrit, municionin luftarak si dhe 16 300 euro dhe 100 paund.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit