Isa Mustafa: Shpendi s’punoi asgjë, por manipuloi opinionin

Mos i humb

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa e ka quajtur lajm të ditës, padinë që kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se “Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka të drejtë të akuzojë të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund!”.

Ndër tjera Mustafa ka shkruar se “Gati katër vite, prej fushatës parazgjedhore e deri kah fundi i mandatit të parë të tij, Shpendi s’punoi asgjë por manipuloi opinionin me një makinë Audi C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë mandatit tim në Prishtinë. Njëhërë thoshte se ishte e blinduar, pastaj se, jo e blinduar por, e shtrejtë, se ai vozitet me autobus e jo me atë makinë. Sot askush nuk merret me atë se si vozitet Shpendi”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit