Jemen, 25 të vdekur në përleshjet mes ushtrisë dhe rebelëve

Mos i humb

 

 

Ushtria jemenase njoftoi se 25 persona nga radhët e lëvizjes Huthi kanë vdekur në përleshjet në qytezën Bejda në Jemen, pesë të tjerë janë burgosur, ndërsa nën kontroll janë marrë disa pika strategjike në rajonin Lahixh.

Sipas një lajmi të Qendrës Informative të Forcave të Armatosura e cila ka cituar gjeneralin ushtarak Abdurrab el-Esbahi, njësitë ushtarake në mesin e pikave strategjike kanë arritur të marrin nën kontroll Malin El-Halika në veri të Bejdas.

Ndërkohë, siç thuhet, njësitë ushtarake po ashtu kanë vazhduar avancimin drejt qytezës Es-Sevadije.

Përleshje të ashpra me rebelët Huthi kanë ndodhur në Kabejta të rajonit Lahixh, me çka ushtria ka marrë nën kontroll disa pika strategjike. Me pikat e fundit të marra nën kontroll, njësitë e ushtrisë janë afruar në malin strategjik Xhalis, ku kanë rrethuar rebelët.

Bejda, vend me rëndësi të madhe për shkak të pozitës lidhësi mes qyteteve të veriut dhe jugut, prej një kohe është shndërruar në skenë përleshjesh mes rebelëve Huthi dhe forcave qeveritare.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që nga viti 2014, kur rebelët Huthi përmes një puçi ndaj qeverisë legjitime morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, që akuzojnë lëvizjen Huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore në Jemen që synonte të kthente territoret e marra nga rebelët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit