Komisionerja e BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Mos i humb

Ministria e Jashtme: Do të ndërmarrim hapat ligjor për bllokimin nga Presidenti për çështjen e tërheqjes së ambasadorëve

Më 3 qershor bëhen dy muaj prej kur Glauk Konjufca si ministër i Jashtëm kishte kërkuar tërheqjen e shtatë ambasadorëve kosovarë nga...

A duhet ta instaloni iOS 13.5?

Apple iOS 13.5 ka mbërritur dhe është një prej përditësimeve më të rëndësishme të Apple sepse përmban teknologjinë prë gjurmimin e të...

Brazil gjatë 24 orëve 1.039 të vdekur nga COVID-19

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 1.039 persona gjatë 24 orëve të...

Francë: Mbi 28 mijë viktima dhe më shumë se 182 mijë të infektuar

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Francë ka kapur shifrën 28367. Ndërkohë numri i të infektuarve nga koronavirusi...

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin për Inovacion Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Pas takimit komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka thënë se Kosova mund të jetë një nga partnerët tanë kyç që ta përdor teknologjinë si një motor të ekonomisë.

“Do të dëshiroja që menjëherë të theksoj se si bashkëpunimi jonë nuk është vetëm me fjalë të bukura por është një gjë konkrete. Tani është koha ta realizojmë me dimensione shumë konkrete. Ulja e roamingut për rajonin, ne po punojmë dhe kemi ambicie të qarta për këtë. Ky popull me popullsi kaq të re dhe duhet të investojmë në qytetarët tanë. Dëshiroj që të vazhdojë të iu inkurajon që të vazhdoni në ketë rrugë që të shihni inovacionin si një mundësi”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund të iu urojmë për të gjitha këto. Është e rëndësishme të vazhdohet me dialog me të gjitha shtetet që të merret vendimi sa më shpejt. Të gjitha kriteret janë plotësuar, por nuk është proces i lehtë. E keni këtë potencial dhe është e rëndësishme që të vazhdoni. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për ju dhe vazhdoni të punoni brenda vendit tuaj”, tha ajo.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka falënderuar komisioneren për të gjithë kontributin e saj dhënë për Kosovën.

“Si një politikane evropiane ka qenë përkrahëse për Kosovën. Sot e kemi në Prishtinë me një qëllim tjetër, qëllimi i saj është që ta promovojë në Kosovë inovacionin e teknologjisë. Sot biseduam se si mund të ketë një bashkëpunim me të mirë mes vete për teknologjinë dhe inovacionin. Kemi biseduar edhe për atë që të ulet tarifa e roamingut për vendet e rajonit”, tha ai.

Hoxhaj ka folur edhe për tryezën e djeshme që është iniciuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

“Është një vendosmëri e kryetarit të Kuvendit që me çdo kusht të kemi një unitet se si duhet të përfaqësohemi në dialog. Është pakëz e parakohshme me hy në epilogun e dialogut, ne e dimë se cilat janë qëllimet tona njohja e ndërsjelltë asgjë më pak as më shumë nuk pranojmë”, tha ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave Hoxhaj ka thënë se në fund të vitit do të shihet se a është fer Evropa në raport me Kosovën.

“Komisioni Evropian ka qenë i qartë, Parlamenti Evropian ka qenë i qartë ne na duhet të punojmë. Unë ende nuk jam me atë që të ngremë shumë tensionin në publik ,të punojmë më shumë me kryeqytete. Në fund të vitit do të shihet se a është bërë fer me Kosovën apo jo, a është i drejtë me Kosovën a jo. Nëse ka një test që mat kredibilitetin e Evropës në raport me Kosovën është liberalizimi i vizave. Do të ishte ironi që mandej ne në vitin 2019 të besojmë që BE-ja do ta bindë Serbinë që ta njoh Kosovën nëse nuk ka kapacitete të brendshme të marrë vendim për liberalizimin”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Si u sekuestruan 195 kg kanabis në një kamion në Kapshticë, 4 në pranga

Policia e Korçës ka zbardhur dhe dokumentuar skemën e ngjarjes së sekuestrimit të 195 kg kanabis, vë në pranga 4 shtetas dhe...

Këshilli Politik mblidhet sërish sot në orën 17:00

Takimi i radhës i grupit negociator për reformen zgjedhore do të zhvillohet sot në ora 17:00 tek Pallati Kongreseve.

Përmirësoni tretjen me vaj ulliri – 4 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi

Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja e bakut janë simptoma që ju ndikojnë jetën e përditëshme. Këto probleme...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.

Policia e Shtetit mesazh të rëndësishëm qytetarëve: Ja çfarë lejohet nesër, jo lëvizje me makina

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se nga dita e nesërme do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe...